130 familje që jetojnë në një objekt banesor në lagjen “Dardania” në Prishtinë, rrezikojnë që të mbesin rrugëve.
Gjykata ka vendosur që nga nesër ata t’i lirojnë banesat e tyre, pasi Ndërmarrja Banesore pretendon se ato janë të tyret.
Por, banorët kërkojnë marrëveshje nga Komuna dhe NPB që t’ua shes ato, që investuar vetë.
Objekti ishte ndërtuar në vitet e nëntëdhjeta dhe ishte dedikuar për refugjatët serbë nga Bosnja.
Banorët thonë se lënda është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që t’u njihet e drejta e tyre, raporton RTK.
Ata kanë organizuar një peticion me 10 mijë nënshkrime në mënyrë që të mos dëbohen.
Gjykata ka konstatuar se banesat janë të uzurpuara.