Telegrafi

Prishtinasja ia feston qenit ditëlindjen e parë

Albina Zeneli, i ka servuar si zakonisht virshlle Benxhit të saj, por ndryshe nga herët e tjera, aty ka qenë edhe një qiri i ndezur me numrin një, që tregon për moshën e qenit.

“Dëshirën për qen e kam pasur qysh në fëmijëri. Tash e nëntë muaj e kam Benxhin, i cili na ka ndryshuar jetën”, ka thënë Zeneli, në një prononcim për portalin Koha.net. “Duke marrë parasysh që jam gazetare e kam shumë angazhime, mundohem që në vikend të kaloj më shumë kohë me qenin. Duke dashur që ta gëzoj për ditëlindjen e parë, mendova diçka të thjeshtë e të bukur”.

Me kaq nuk ka përfunduar festa për Benxhin një vjeçar. Zeneli e ka shëtitur më pas qenin më shumë se zakonisht.

“Për ta bërë më interesant, jam përshtatur me të me veshje dhe këpucë”, ka thënë Zeneli.

E gjithë ideja, thotë Zeneli, ka ardhur si shpërblim për besnikërinë dhe dëgjueshmërinë që Benxhi ka ndaj të zonjës. Benxhi i takon racës Jack Russell.