Site icon Telegrafi

Prishtinasit po i paguajnë detektivët nga 500 euro për t’i përcjellë partnerët

Foto: Ilustrim

Rreth 500 euro po kushton pazari për ta angazhuar një detektiv privat në Prishtinë.

Kryeqytetasit kryesisht këtë metodë po del se e përdorin për ta përcjellë partnerin, Por edhe familjarë tjerë, shoqëri apo kolegë pune. Shërbimet që marrin janë fotografi e video incizime.

Gjetja e detektivit është e lehtë, pasi marrëveshja bëhet në internet. Teksa bashkëpunim kanë edhe me Shqipërinë.

Por kjo veprimtari nuk lejohet në Kosovë. Për më tepër, përndjekja dënohet me 3 deri 15 vjet burg.

“Fotografimi , xhirimi i pa autorizuar edhe kjo është shkelje qe dënohet deri 12 vite  janë shkelje që cenojnë privatësinë e secilit qytetar dhe nuk ka të drejtë askush ta bëjë një gjë të tillë”, thotë avokati Skënder Musa, i cili propozon që kjo punë të rregullohët me ligj.

Teksa për një njohës të sigurisë, kjo veprimtari është shqetësuese.

“Ato prova ku mbesin, kjo është shqetësuse sepse bën shkelje të privatësisë e të shumë të drejtave tjera të personit”, shprehet Drizan Shala, për Klan Kosova.

Meqenëse nuk ka ligj, veprat e detektivëve privatë mund të hapen si raste hetimi nga policia.

Exit mobile version