Kyeqyteti kohëve të fundit po”përmbytet” vazhdimisht nga reshjet e shiut, të cilat po sjellin edhe dëme materiale.
Pamjet të cilat ka arritur të siguroj Tribuna Channel tregojnë pamundësinë e kalimit të këmbësorëve dhe veturave që ishin një ditë më parë në Prishtinë.
Tuneli i cili një ditë pas vërshimeve doket në këtë mënyrë dje aty ishte përmbysur një autobus. Por ndër lagjet e prekura nga këto vërshime ishte edhe lagja “Pejton” në kryeqytet.
Banorët e kësaj pjese akuzojnë qeverinë lokale dhe atë qendrore për mos rregullimin e rrjetit të kanalizimit. Sipas Bajram Sejdiut i cili është banor i kësaj lagje ky rrjet i kanalizimit është shumë i ngushtë për të pranuar kapacitetin e 185 shtëpive që janë në këtë lagje.