Telegrafi

Prishtinasit mësyjnë pishinën e Gërmisë (Video)

Pishina e Gërmisë ka pasur më shumë se njëmijë vizitorë, vetëm gjatë ditës së djeshme.

Vizitat janë shtuar dhe pritet të shtohen edhe më shumë në ditët në vijim, si rrjedhojë e temperaturave të larta që po mbizotërojnë në vend.

Enver Konushevci, shpëtimtar, ka thënë se ka pasur nevojë edhe për intervenime – në të paktën tri raste brenda një dite.

Vizitorët kanë deklaruar se janë të kënaqur nga kushtet që ofron pishina.

Pishina e Gërmisë është hapur me 11 qershor, ndërsa për kujdesin ndaj vizitorëve janë të angazhuar 12 shpëtimtarë. /Tribuna Channel/