Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi që njëri nga të dyshuarit ka rrahur bashkëshorten e tij, si dhe të njëjtën e ka kanosur se do ta vrasë. I dyshuari i ka kanosur edhe familjarët tjerë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencë, ndërsa njësitet policore nga të dyshuarit kanë konfiskuar tri revole – njëra e tipit HS-9×19 me pesë fishekë dhe dy TT-7.62 mm me 11-fishekë dhe një thikë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.