Site icon Telegrafi

“Prishtinalitë” mposhtin ekipin “3 Yjet” në Super Sfida

Ekipi “Prishtinalitë” i përbërë nga Alban Mehmeti, Robert Berisha dhe Alba Morina, mbrëmë fituan përballë ekipit “3 Yjet”, i cili ka qenë në përbërje nga Resul Sinani, Ylber Asllanaj dhe Albulena Jashari.

Prishtinalitë nuk e filluan mirë garën, dhe deri në gjysmën e emisionit ishin duke humbur, derisa erdhi sfida e baraspeshës, e cila kishte tension dhe shumë dramë.

Kjo sfidë e ktheu ishte hapi ku ekipit “Prishtinalitë” kaloi në epërsi, gjë që i motivoj shumë anëtarët e këtij ekipi. Çudira bëri anëtari i ekipit “3 Yjet”, Resul Sinani, në lojën “Lufta me Jastëk”, ku arriti t’i rrëzoi nga trau shumë shpejt Robertin dhe Albanin, dhe atë qysh në goditjen e parë.

Albulena Jashari ishte shumë e mirë në këtë sfidë dhe fitoi pesë pikë në përballje me Alba Morinën.

Mbrëmë në Super Sfida shikuesit patën mundësinë të shohin shou, dramë dhe humor nga të dyja ekipet.

Ekipi “Prishtinalitë”, pas fitores së mbrëmshme, do të vazhdojë garën në çerekfinale. /Telegrafi/

Exit mobile version