Telegrafi

Prishtina zyrtarizon trajnerin Ismet Munishi

Klubi kryeqytetas, Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e trajnerit të mirënjohur kosovar, Ismet Munishi.

Para disa ditësh veçse u lajmërua marrëveshja mes Prishtinës dhe trajnerit Munishi, ndërsa tani ka ardhur edhe zyrtarizimi.

Është vet faqja zyrtare e klubit më të madh nga Kosova, e cila ka konfirmuar emërimin e trajnerit karizmatik.

Lexo po ashtu Ismet Munishi arrin marrëveshje me Prishtinën

“Një epokë e re për FC Prishtinë po fillon. Mirësevjen Ismet Munishi”, thuhet një postimin e bardhekaltërve.

Munishi vjen te Prishtina në një kohë kur klubi kryeqytetas po përballet me probleme të mëdha financiare.

Ai në të kaluarën ka drejtuar edhe klube si Vushtrria, ku fitoi titullin kampion, Drita, Hajvalia, Ballkani dhe së fundmi Gjilani. /Telegrafi/