Telegrafi

Prishtina ‘vishet’ verdhë e kaltër, dekorohen sheshet (Foto)

Për nder të 11-të vjetorit të shënimit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sheshet e Prishtinës janë dekoruar me flamuj.

Kjo festë pritet të shënohet në çdo komunë të Kosovës, pasi kanë paralajmëruar edhe aktivitete të ndryshme kulturore.

Ndryshe, më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur. /Telegrafi/