Site icon Telegrafi

Prishtina do vetëm fitore ndaj Trepçës ’89, formacionet zyrtare

Prishtina dhe Trepça ’89 kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit janë nikoqir të mitrovicasve në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të, ndeshje që zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Zekirija Ramadanit vjen nga një formë e lartë me katër fitore radhazi dhe synon të pestën për të mbetur fuqishëm në garë për titull apo për të kaluar në pozitën e parë në rast dështimi të Ballkanit dhe Dritës.

Në anën tjetër, ekipi i Shpëtim Idrizit është në formë jo të mirë me dy humbje radhazi dhe do të ishin të kënaqur edhe me një pikë nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, edhe përkundër disa mungesave.

Prishtina: Nika; B.Krasniqi, Bardhoku, Bekteshi, Abazi; Boshnjaku, Zyba; Mankenda, E.Krasniqi, Pefqeli; Kryeziu

Trepça ’89: Hyseni; Pllana, Chivaviro, Carbonieri, Berisha, Dedia; Jashari, Kaqiku, Nene, Mema; Shala

/Telegrafi/

Exit mobile version