Ballkani ka arritur ta ndal në shtëpinë e saj Prishtinën duke e barazuar 1-1.
Pjesa e parë ishte e bukur ku u veçuan dy raste të mira nga të dy skuadrat.
Fillimisht provoi nga goditja e dënimit Besnik Krasniqi, që goditi traversën në minutën e pestë.
Prishtina u kundërpërgjigj me Arbër Hoxhën që gjuajti bukur në minutën e 15-të, por Armend Ruxhi me shumë mund e dërgon topin jashtë.
Pjesa e dytë ishte më dinamike.
Gauthier Mankenda ndez motorrët në pjesë e dytë, klu fillimisht gjuan bukur, por topi shkon ngjitur me shtyllën.
Nuk vonon shumë dhe vjen goli i parë. Zhvillohej minuta e 53-të kur Ahmeti pason bukur për Mankendan që i vetëm me Ruxhin shënon për 1-0.
Prishtina pas goli zmbrapset dhe pret aksionet e Ballkanit.
Borche Manevski i vetëm me Bekajn dështon, pasi ky i fundit e pret topin.
Pastaj rrezikuan edhe Besnik Krasniqi, Jetmir Topalli dhe Liridon Kukaj, por pa sukses.
Ballkani e gjeti golin në minutën e 70-të, ku Krasniqi harkon bukur në zonë, ku Blend Baftiu, pas dy tentimeve shënon për 1-1.
Të dy skuadrat e kërkuan fitoren deri në fund, por që ndeshja u mbyll me barazim.
Prishtina pas tri ndeshjeve ka shtatë pikë, ndërsa Ballkani pas katër ndeshjeve ka katër pikë. /Telegrafi/