Site icon Telegrafi

Prishtina vazhdon me trajnerin Zekerija Ramadanin dhe drejtorin sportiv Fisnik Kërçeli

Prishtina ka vazhduar kontratat me trajneri Zekirija Ramadani dhe drejtorin sportiv Fisnik Kërçeli.

Klubi i ka vazhduar kontratat për dy vite me dyshen që e solli titullin në kryeqytet pas shumë vitesh.

Ramadani ka fituar me Prishtinën, titullin dhe Superkupën për sezonin e shkuar, ndërsa kaloi edhe deri në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

“Trajneri Kampion Zekirija Ramadani dhe Drejtori Sportiv Fisnik Kërçeli  kanë vazhduar bashkëpunimin me klubin tonë edhe për nga dy vite, pas suksesit të arritur në kampionatin vendor duke e rikthyer në kryeqytet pas tetë viteve Titullin Kampion 2020/2021 dhe Superkupën e Kosovës 2019/2020 ndërsa drejtori Kërçeli ishte me skuadrën edhe me rastin e triumfit në Kupën e Kosovës 2019/2020, gjithashtu pa harruar edhe suksesin më të madh në histori të klubit dhe futbollit Kosovar, duke u plasuar në garat evropiane deri në UEFA Conference League raundi i 3-të (përfshirë triumfin në preliminatore të Champions League ndaj kampionit të San Marinos dhe Andorës dhe duke e mposhtur në UECL kampionin e Uellsit)”, thuhet në njoftimin e klubit.

Prishtina fillon kampionatin në fundjavë ndaj Malishevës si mysafir. /Telegrafi/

Exit mobile version