Site icon Telegrafi

Prishtina vazhdon të prijë me numrin e të infektuarve me COVID-19

Foto: Arkiv

Prishtina me 198, Gjilani me 54 dhe Mitrovica 46 janë tri komunat me më së shumti raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Nga 1,620 teste kanë dalur 560 raste me coronavirus dhe 678 të shëruar.

Brenda 24 orëve janë shënuar edhe 14 raste të vdekjes me coronavirus.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 6 raste (75, 74, 68, 66, 61, 48 vjeç), Ferizaj 2 raste (71, 62 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Pejë 2 raste (71, 72 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Istog 1 rast (64 vjeç).

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej paraqitjes së pandemisë në muajin mars, e deri më 5 dhjetor janë regjistruar 42.377 raste me koronavirus.

Prej tyre, 678 pacientë kanë vdekur dhe 27,821 janë shëruar.

Raste aktive janë 13,469. /Telegrafi/

Exit mobile version