Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes konferencës për medie ka bërë të ditur se gjatë 24-orëve të fundit janë konfirmuar edhe 194 persona të infektuar me COVID-19, nga 449 teste të bëra gjithsej.
Më së shumti raste, edhe kësaj here kanë rezultuar në Komunën e Prishtinës, siç e theksoi edhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani gjatë konferencës, në kryeqytet po vazhdon të rritet numri i të infektuarve.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 81 raste, komuna Podujevë 17 raste, Prizren 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna, Gjakovë 12 raste, komuna Vushtrri 8 raste,
komuna Drenas 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë, Rahovec dhe Zubin Potok. /Telegrafi/