Skuadra e Prishtinës, nuk di për humbje në stinorin pranveror me trajnerin e ri Arben Parduzi.
Kryeqytetasit kanë shënuar fitore në xhiron e 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll pasi kanë mposhtur Vushtrrinë në udhëtim me rezultat 34:26.
Prishtinasit në këtë takim ishin dominues nga fillimi i ndeshjes duke treguar se me pikë të plota do të kthehen në kryeqytet.
Pjesa e parë u mbyll në favor të prishtinasve 17:13, përderisa arritën që në fund të shënojnë fitore me rezultat me 8 gola dallim, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar ndërmjet Kastriotit dhe Vëllaznimit, fitore të lehtë kanë shënuar hendbollistët ferizajas me rezultat 40:27. Ndeshjet tjera të cilat zhvillohen sot, ku Trepça do ta kërkojë fitoren e parë me trajnerin e ri, Taib Kabashi, kurse Besa Famiglia e pret fitoren e radhës ndaj Zhegrës në udhëtim.