Telegrafi

“Prishtina vallëzon”

Me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit, “Evolution Dance” organizon program kulturor (vallëzim) që do të mbahet nesër në sheshin e Prishtinës “Zahir Pajaziti” me fillim prej orës 17:30.

Sipas organizatorëve, kjo ditë u dedikohet qytetarëve të Prishtinës, nën moton “Prishtina vallëzon”.

Në këtë organizim mbahen gara joformale, ndërsa do të ketë prezantim të koreografive të ndryshme, animacione vallëzimi e performanca të rastit nga qytetarët.

Për nder të kësaj dite, në shumë vende të botës bëhen organizime të ndryshme nga shkollat e vallëzimit, profesionistë dhe amatorë, individë dhe grupe. /Telegrafi/