Telegrafi

Prishtina udhëton në Turqi, aranzhon katër ndeshje miqësore

Prishtina ka shkruar në pushim, ku do të kthehet në punë më 6 janar.

Klubi nga kryeqyteti udhëton më 19 janar për në Antalya të Turqisë për përgatitjet e stinorit pranveror.

Atje Prishtina ka aranzhuar katër ndeshje miqësore.

Prishtina – Llapi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ndeshjet do të zhvillohen me dy skuadra të elitës së futbollit bullgar (Arda, vendi i 7-të dhe Tsarsko Selo – vendi i 12-të në klasifikim).

Po ashtu takim do të ketë edhe me klubi nga Kazakistani, Ordabasy që gjendet në vendin e tretë në klasifikim) dhe atë ukrainas (Kolos – vendi i 7-të). /Telegrafi/