Sigal Prishtina ka pësuar humbje nga Demir Insaat në Gazanfer Bilge Sports Arena me rezultat të thellë 100-58.
Ishin mbledhur afro gjashtë mijë shikues në Stamboll për të përcjellë duelin e ekipit të njohur turk ndaj Sigal Prishtinës plot traditë nga Kosova.
Megjithatë, teksa pritej rezistencë më e madhe nga mysafirët, ndodhi krejt e kundërsta.
Në çerekun e parë truqit treguan dhëmbët, teksa trendi vazhdoi edhe në çerekun e dytë, ku te Prishtina të vetmit që luajtën ishin Rhett dhe Trajkovski, me të tjerë lojtarë që ishin inekzistentë, sidomos në mbrojtje, shkruan Telegrafi.
Në pjesën e dytë turqit vazhduan me lojën e mirë dhe përfunduan takimin me plot 42 pikë epërsi.
I pandalshëm në këtë takim ishte Caloiaro me 18 pikë dhe dy kërcime, i ndihmuar nga Yildizli dhe Stipanovic që shënuan nga 13 pikë.
Te Prishtina ishin Trajkovski me 18 pikë dhe Rhett me 11 pikë e tetë kërcime ata që u munduan.
Kështu Prishtina e nisë me humbje duelin e parë të Grupit H, kurse në po të njëjtin grup Enisey mposhti Rilski Sportist në Bullgari. /Telegrafi/