Site icon Telegrafi

Prishtina triumfon në Drenicë

Prishtina ka arritur ta mbyllë kampionatin me fitore.

Skuadra nga kryeqyteti kosovar ka qenë mysafire e Drenicës në ndeshjen e fundit të kampionatit duke e mposhtur me rezultat 3-1.

Vetëm pas katër minutave lojë, Prishtina arriti të kaloj në epërsi përballë vendasve.

Ishte mesfushori afrikan, Gauthier Makenda që shënoi për epërsinë 1-0 të Prishtinës.

Me epërsinë minimale 0-1 të Prishtinës përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.

Në pjesën e dytë, Prishtina arriti të shënoj edhe njëherë, ndërsa kësaj radhe ishte sulmuesi në top formë, Basid Khalid që shënoi për 0-2 në minutën e 62-të.

Një minutë më vonë, Liridon Leci humbi penalltinë për Prishtinën.

Ndërkohë 15 minuta para fundit të ndeshjes, Makenda shënoi golin e dytë personal në këtë takim për 0-3.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi kapiteni Sami Geci në minutën e fundit të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Prishtina e mbyllë kampionatin në pozitën e dytë në tabelë me 72 pikë të tubuara, pesë më pak se kampioni Trepça ’89.

Drenicasit kanë përfunduan stinorin në pozitën e shtatë me 40 pikë pas 33 ndeshjeve. /Telegrafi/

Exit mobile version