Prishtina ka arritur një fitore tejet të vlefshme ndaj Flamurtarit.
Bardh e kaltërtit triumfuan me rezultat 3-1, në ndeshjen e zhvilluar në Drenas.
Vetêm pas katër minutave lojë Prishtina arriti të kalojë në epërsi.
Kapiteni Armend Dallku shënoi për 1-0 nga pika e bardhë.
Me epërsinë minimale të Prishtinës përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.
Flamurtari e nisi mirë pjesên e dytê ku edhe barazoi rezultatin.
Ishte minuta e 49-të e ndeshjes kur mesfushori Mërgim Boshnjaku barazoi shifrat në 1-1.
Debatik Curri riktheu epërsinê e Prishtinës në minutën e 63-të para se Mërgim Pefqeli të shënoj për 3-1 në minutën e 72.
Pas kësaj fitore Prishtina rikthehet në pozitën e parë me 25 pikë të tubuara, dy më shumë se Llapi.
Ndërkohë Flamurtari mbetet e parafundit në tabelë me vetëm shtatë pikë. /Telegrafi/