Telegrafi

Prishtina triumfon ndaj Vëllaznimit në Superligën A të hendbollit

(Foto: kosovahandball.info)

Prishtina ka shënuar fitore të re në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma, Prishtina fitoi ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultatin 38-29.

Pas pjesës së parë epërsia e kryeqytetasve ishte tri gola, 19-16. Agon Bajqinovci ishte më efikasi te Prishtina me tetë gola. Nga shtatë i realizuan tre lojtarë.

Florian Rexha realizoi më së shumti për Vëllaznimin, tetë gola. Ndeshja i takoi javës së 21-të.

Prishtina është e dyta me 35 pikë. Vëllaznimi renditet i gjashti me 17 pikë.

Në Superligën e hendbollisteve të dielën u luajt ndeshja e fundit e javës së 17-të. Kastrioti fitoi ndaj Dritës në Gjilan me rezultat 38-27.