Telegrafi

Prishtina me triumf jetik ndaj Ulpianës në garën për t’i ikur barazhit

Foto: FC Prishtina/Facebook/Arkiv

Prishtina ka triumfuar në udhëtim te Ulpiana në kuadër të javës së 34-të në BKT Superligën e Kosovës me rezultat 3-0.

Pas më shumë se gjysmëore lojë, mysafirët kaluan në epërsi, pas një angazhimi të madh deri në këta minuta me anë të Leonit Abazit.

Pjesa e parë përfundoi me këtë gol të vetëm, ndërsa në të dytën u shënuan edhe dy të tjetra.

Ishte minuta e 53-të e takimit kur Besnik Krasniqi asistoi për Sadam Sulley, që realizoi për 2-0.

Deri në fund, bardhëekaltrit nuk u dorëzuan dhe shënuan për 3-0 në minutën e 71-të, sërish me anë të Sulleyt.

Me këtë fitore, Prishtina ka bërë një hap të madh në luftën për t’i ikur barazhit, duke u renditur kështu në vendin e pestë, ndërsa Ulpiana tashmë e rënë në Ligën e Parë gjendet në të parafundit me 24 sosh. /Telegrafi/