Telegrafi

Prishtina me tri mungesa të mëdha përballë Dritës për ndeshjen e Superkupës

????????????????????????????????????

Prishtina dhe Drita takohen të hënën më 13 gusht nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” – ndeshje kjo e vlefshme për Superkupën e Kosovës.

Klubi nga kryeqyteti ka filluar përgatitjet për ndeshjen e Superkupës përballë Dritës.

Por, Prishtina në këtë ndeshje do ti ketë tri mungesa për shkak suspendimeve.

Armend Dallku do të mungoj edhe tri ndeshje tjera zyrtare, Debatik Curri edhe në dy të tjera, pasi të dy këta ishin ndëshkuar me karton të kuq në ndeshje me Dritën.

“Suspendimi më i çuditshëm është i Meriton Korenicës. Publiku i shumtë që pritet të jetë prezent, nuk do të mund të shijoj paraqitjen e tij”.

“Korenica me Lirinë ka katër karton të verdhë dhe sipas rregullave ndeshja e Superkupës e ka tretmanin e ndeshjes së fundit kampionale të edicionit paraprak të garave. Dhe në këtë mënyrë trajtohen futbollistët e ndëshkuar me karton të verdhë apo të kuq”, shkruhet në ueb faqen e klubit.

Prishtina është rekorder me 9 Superkupa të fituara nga mëvetësimi i futbollit tonë më 1991 dhe është në kërkim të trofeut të 10-të jubilar. /Telegrafi/