Kjo vjen për shkak të dënimit që kanë marrë prishtinasit në ndeshjen gjysmëfinale të kupës, kundër Pejës, pas hedhjes së gjësendeve në parket. Njoftimi vjen nga KB Prishtina.
“Ju njoftojmë se ndeshja ndërmjet KB SIGAL Prishtina dhe KB Trepça do të luhet pa publik, për shkak të dënimit që e kemi marrë në ndeshjen e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës kundër KB Peja”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas. /Telegrafi/