Pas përfundimit të suksesshëm të stinorit vjeshtor, ku edhe u shpall kampion i këtij gjysmësezoni, Prishtina nuk ka kohë as për pushim e as për festë. Ata janë nisur për në Shqipëri, ku do të marrin pjesë në turneun për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Përveç Prishtinës, në këtë turne futbollin tonë do ta përfaqësojë edhe skuadra e Trepçës’89 dhe do të jenë pikërisht këto dy skuadra që do të ndeshen ndërmjet vete.
Takimi i parë, sipas organizatorit, luhet më 22 nëntor dhe skuadra fituese do të udhëtojë pas një jave në Vlorë për t’u ndeshur në fazën finale me skuadrat tjera kualifikuese./Telegrafi/