Miftari luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe është 188 cm i gjatë. Me futboll ka filluar si 6 vjeçar në Gjermani, kurse nga mosha 12 vjeç ka qenë futbollist i Trepçës ’89 deri në vitin 2013 kur ishte huazuar në skuadrën tjetër mitrovicase, Trepça.
Seadi ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin bardhekaltër që këtë edicion fituan Raiffeisen Superligën e Kosovës dhe Digitalb Kupën e Kosovës.
“E gjetëm një gjuhë të përbashkët me FC Prishtinën, me gjithë se isha afër ta vazhdoja kontratën me Trepçën ’89, por deshi fati që kontaktet me klubin e Prishtinës të ecnin mirë dhe të merremi vesh”, ka deklaruar Miftari, i cili në sezonin pranveror të edicionit pranveror ka qenë titullar në Trepçë. /Telegrafi/