Komuna e Prishtinës të shtunën do të testojë alarmin publik.
Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, testimi do të bëhet në orën 12:05.
“Këtë të shtunë, më datë 3 dhjetor, në orën 12:05, Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.”, është bërë e ditur në njoftim. /Telegrafi/