Site icon Telegrafi

Prishtina, të shtunën telashe me ujë

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”ka njoftuar se të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i fabrikës së Batllavës, përfshirë 70 për qind të Prishtinës me rrethinë, se nesër mund të ketë çrregullime në sistemin e rrjetit të ujësjellësit rreth 6 orë.

KUR ”Prishtina” është e detyruar të ndërpresë prodhimin e ujit nga sistemi i Batllavës rreth 6 orë, për shkak të fshatit Lupq dhe Vranidoll, pasi që këto fshatra qe 4 ditë kanë mungesë të ujit të pijshëm si shkak i dëmtimit të valvolave të rrjetit të ujit që e rregullojnë sistemin e furnizimit me ujë për këto dy fshatra”.

“Dëmtimi i këtyre valvolave të ujit ka ardhur si shkak i vjetërsisë së tyre dhe manipulimit të tyre nga ana e personave të panjohur dhe të pandërgjegjshëm, ku si pasojë ka ardhur deri te mungesa e ujit në fshatrat Lupq dhe Vranidoll, 4 ditë rresht” thuhet në një njoftim për media të ujësjellësit të kryeqytetit
Bëhet e ditur se me përfundimin e punimeve, furnizimi me ujë të pijshëm do t’i kthehet normalitetit. /Telegrafi/

Exit mobile version