Qeveria e Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, e përfaqësuar nga Banka Zhvillimore Gjermane (KfW), kanë nënshkruar Marrëveshjen Financiare të grantit për projektin “Programi i sektorit të energjisë, faza VIII dhe IX – Përmirësimi i ngrohtores së qytetit në Prishtinë”, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë e Republikës Federale të Gjermanisë.
Naser Canolli, kryeshef ekzekutiv i “Termokos”-it, bëri me dije Marrëveshjen Financiare të grantit për projektin “Programi i sektorit të energjisë”, kap shumën arrin në 10 milionë euro dhe që do të bëjë që Prishtina do të ketë ngrohje më shumë.
“Ne si “Termokos”, po bëjmë investimet e duhura që të ketë përmirësim të ambientin. Projekti i koogjenerimit, ka 4 vite që ka ndikuar shumë në përmirësimin e ambientit”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai bëri me dije se Komuna e Prishtinës ka dhënë mjete dhe qeveria e Luksemburgut. Canolli tha se do të vendosen edhe matësit në banesa për të ngrohur banesat. “Do të ketë kursim të energjisë”, theksoi ai.
Ndryshe sistemi i ngrohjes qendrore në Prishtinë është ndërtuar në vitet e 70-ta dhe fillimisht ka ofruar ngrohje më mazut. Në nëntor të vitit 2014, sistemi i ngrohjes qendrore në Prishtinë është kyçur në termocentralin Kosova B, i cili ishte shndërruar në termocentral me kogjenerim. Kështu, në vend të djegies së mazutit që shkakton emetime të larta, avulli i termocentralit shfrytëzohet për ngrohje. Projekti është financuar përmes një projekti të disa donatorëve përmes /Telegrafi/