Site icon Telegrafi

Prishtina synon vetëm fitore ndaj Dukagjinit, formacionet zyrtare

Prishtina dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit janë nikoqir të klinasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i drejtuar nga Jean-Michel Cavalli vjen në këtë ndeshje nga humbja ndaj Ballkanit dhe synon t’i kthehet fitores për të qëndruar në pjesën e epërme të tabelës.

Në anën tjetër, edhe ekipi i Ismet Munishin vjen nga një humbje në fundjavë dhe shpreson të kthehet te rezultatet pozitive nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Prishtina: Nika; Ajdini, Boueye, Vitija; Bytyqi, Islami, Salihu, Muja; Krasniqi; Oliver, Akinbule;

Dukagjini: Rexhepi; Basri, Syla, Sinani, Shala; Xhemajli, Hugo, Pefqeli; Khomutov, Mërlaku, Berisha;

/Telegrafi/

Exit mobile version