Site icon Telegrafi

Prishtina synon të thyejë tabunë si mysafirë

Mirëpo kështu nuk mendohet në vetë taborin “bardhekaltër”. Mbrojtësi Adnan Haxha është optimist se nga Mitrovica do të kthehen me rezultat pozitiv dhe thyejnë tabunë e ndeshjeve pa fitore si mysafirë.

“Ka ardhur koha të fitojmë edhe jashtë dhe besoj se pikërisht ndaj Trepçës’89 do ta bëjmë këtë. Gjithsesi nga atje do të kthehemi me një rezultat pozitiv”, tha mbrojtësi Haxha, i cili e ka për detyrë të ruajë portën nga sulmuesi më i mirë i ekipit mitrovicas, Kastriot Rexha.

“Minatorët” kërkojnë të thellojnë krizën e bardhekalërve, për t’ia vazhduar serinë e keqe si udhëtuese, por gjithnjë me një dozë kujdesi. “Hyjmë për të bërë lojë të mirë.

Nuk duhet të bazohemi në atë nëse Prishtina ka seri të keqe si mysafirë. E dimë që do të jetë lojë e fortë, por ne jemi të bindur në fitore”, tha mesfushori prishtinas i Trepçës’89, Labinot Jetullahu.

”Gjithmonë ballafaqimet e këtyre dy skuadrave kanë zgjuar kureshtje, pavarësisht formës jo të mirë të dyja skuadrave, këto njihen për lojën e mirë që bëjmë andaj edhe këtë herë do të jetë kështu”, tha Jetullahu. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version