Anëtari i Bordit të prishtinasve, Arben Fetahu, ka folur për uebfaqen zyrtare të Ligës Ballkanike për sezonin debutues, synimet dhe organizimin në klubin kryeqytetas. Më poshtë mund ta lexoni deklaratën e plotë të ish basketbollistit kosovar:
“Siç e dini, Prishtina ka një ekip mirë të organizuar, ndërsa ne ishim kampionë për disa vite, duke e fituar edhe Kupën e Superkupën këtë edicion. Prandaj, ne jemi duke shikuar për kompeticione të reja dhe sfida të reja. Ne kemi menduar se t’i masim forcat tona me disa ekipe të nivelit të njëjtë, do na ndihmonte që të zhvilloheshim.
Ajo që është më e rëndësishmja për ne është se kemi nevojë për disa ndeshje ndërkombëtare për lojtarët tanë, në mënyrë që ata të jenë në gjendje ta sfidojnë veten dhe ta shohin se ku janë. Ekipi ka punuar shumë dhe po përgatitet për këtë kompeticion ndërkombëtar. Ky është kompeticioni i parë që marrim pjesë, kështu që është mjaft i rëndësishëm për ne dhe do ta marrim mjaft seriozisht.
Mund të them se basketbolli është sporti më popullor në Kosovë. Ne kemi së paku 4-5 ekipe të forta nga 4-5 qytete të ndryshme. Ky është një miks i mirë dhe janë bërë investime. Do të thosha se Prishtina dhe Peja do të jenë konkurrues të fortë në këtë kompeticion. Ne kemi lojtarë të mirë vendorë dhe mendoj se kemi marrë lojtarë cilësorë të huaj, të cilët do na ndihmojnë neve. Nga ky sezon, ne presim që të jemi të suksesshëm në këtë kompeticion. Do të thosha se futja në Top 6 për ne do të ishte sukses në sezonin e parë.
Ky është një lloj sezoni testues për ne dhe shpresojmë që t’i përmbushim pritjet e kësaj lige. Projekti që e ka nisur Prishtina është një projekt katër vjeçar. Nga muaji qershor ekziston menaxhmenti i ri dhe mandati i ri për 4 vjet. Të jemi pjesë e Ballkan Ligës është vetëm njëra pjesë e projektit të gjatë. Ju uroj çdo të mirë ekipeve tjera, le të fitojë sporti mbi të gjitha”. /Express/Telegrafi/