Telegrafi

Prishtina synon mrekullinë ndaj Bodo/Glimt në Ligën e Konferencës

Prishtina është nikoqire e Bodo/Glimt në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës do të luajë ndaj ekipit të njohur norvegjez në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ora 20:00.

Ky takim është i vlefshëm për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, ndërsa ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave.

Lexo po ashtu Ramadani para takimi me Bodo/Glimt: E njohim mirë kundërshtarin, skuadër e disiplinuar dhe taktikisht shumë e fortë

Vendasit e trajnerit Zekirija Ramadani kanë treguar formë të lartë në ndeshjet evropiane dhe synon të vazhdojë me seri pozitive për të arritur në ‘play-off’ për kualifikim në grupe të Ligës së Konferencës.

Në anën tjetër, mysafirët janë skuadër e njohur evropiane dhe gjithashtu synojnë rezultat pozitiv nga ky udhëtim, pasi duan ta kryejnë gjysmën e punës para ndeshjes kthyese.

/Telegrafi/