Drenica dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës.
Klubi më i trofeshëm kosovar është mysafir i Drenicës në takimin e javës së dhjetë, i cili do të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” nga ora 13:30.
Ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani vjen pas dy humbjeve radhazi dhe synojnë këndelljen me një fitore ndaj Drenicës.
Në anën tjetër, ekipi i Bledar Devollit vjen nga një fitore e madhe Trepçës ’89 dhe duan ta vazhdojnë serinë pozitive.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Drenica: Ymeri, Lushtaku, Bejta, Zeqaj, Dumani, Miftaraj, Morina, Elshani, Zabergja, Tahiri, Hamiti.
Prishtina: Jelic; B.Krasniqi, Bekteshi, Muça, Mici; Boshnjaku, Zyba; Mankenda, E.Krasniqi, John; Shillova;
/Telegrafi/