Site icon Telegrafi

Prishtina synon fitoren e shtatë radhazi në ndeshje ndaj Besës, formacionet zyrtare

Besa dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit janë mysafir të klubit pejan në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Brestovik me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Zekirija Ramadanit vjen në këtë ndeshje me një seri pozitive prej gjashtë fitoreve radhazi dhe synon të shtatën për të mbajtur pozitën e parë në tabelë.

Në anën tjetër, ekipi i Leutrim Krasniqit ka rritur nivelin në ndeshjet e fundit me dy barazime radhazi dhe synon t’i shkaktoj probleme edhe Prishtinës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Besa: Kolaj; Maliqi, Ajdini, Halili, Taghiyoullah; Salihu, Sheqerolli, Beseni; Brruti, Syla, Tahiri;

Prishtina: Nika; B.Krasniqi, Bardhoku, Bekteshi, Mici; Lilaj, Zyba; Mankenda, E.Krasniqi, Abazi; Kryeziu;

/Telegrafi/

Exit mobile version