Prishtina dhe Besa e Pejës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Superligën e Kosovës.
Kryeqytetasit janë ekipi më në formë në Kosovë me 14 ndeshje pa humbje në kampionat, ndërsa synojnë ta vazhdojnë formën ndaj ekipit të fundit në tabelë.
Ekipi i Zekirija Ramadanit ka një seri prej pesë fitoreve radhazi në kampionat dhe synon të gjashtën për të mbetur në hap me dy vendet e para.
Në anën tjetër, mysafirët pejanë kanë tri humbje radhazi dhe udhëtojnë pa shumë pretendime në kryeqytet.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime në formacionet zyrtare, shkaku edhe i mungesave.
Prishtina: Haxho; B.Krasniqi, Dellova, Muça, Bardhoku; Lilaj, Zyba; Kryeziu, E.Krasniqi, Abazi; Shillova;
Besa: Kolaj; Ethmane, Hana, Halili, Ajdini; Qorri, Salihu, Sheqerolli, Brruti; Syla, Morina;
/Telegrafi/