Site icon Telegrafi

Prishtina synon fitoren e radhës në ndeshje ndaj Malishevës, formacionet zyrtare

Prishtina dhe Malisheva kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në BKT Superligën e Kosovës.

Kampioni në fuqi është nikoqir i malishevasve në takimin i cili nuk do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, por në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj me fillim nga ora 13:30.

Ekipi i Abdulah Ibrakovic vjen në këtë ndeshje më një formë të lartë me tri fitore nga katër ndeshjet e fundit në kampionat dhe një fitore tjetër në Kupë, kështu që synon fitoren e radhës për t’i ikur zonës së rrezikshme dhe për t’iu ofruar pozitës që dërgojnë në Evropë.

Në anën tjetër, ekipi i Arsim Thaqit gjithashtu është në formë të mirë me pesë ndeshje pa humbje, por me dy barazime në dy ndeshjet e fundit, kështu që synon rezultat pozitiv nga ky udhëtim.

Abrakovic ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime, duke pushtuar disa lojtarë për ndeshjen e ardhshme në Kupë ndaj Llapit, ndërsa Thaqi ka startuar me më të mirë.

Prishtina: Halimi; B.Krasniqi, Pllana, Mici, Mone; Boshnjaku, Zyba; Mankenda, Hoti, Prapashtinca; Sulley;  

Malisheva: Gashi; Ibrahimi, Gërbeshi, Kryeziu, Dumani; Bruqi, Maliqi; Pefqeli, Shabani, Marc Oliver; Berisha;  

/Telegrafi/

Exit mobile version