Për nder të muajit të Ramazanit, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është stolisur dhe ndriçuar.
Me duartrokitje mbrëmjen e së dielës u ndezën dritat në pjesën e vjetër të qytetit të Prishtinës.
Në këtë ngjarje ishin prezent i pari i BIK-ut Naim Ternava me bashkëpunëtorë dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Tërnava këtë nismë e ka quajtur një risi të mirë në këtë pjesë të qytetit derisa ka falënderuar të parin e kryeqytetit, Përparim Rama.
Rama nga ana tjetër tha se kjo pjesë e Prishtinës nga viti i ardhshëm kjo pjesë e Prishtinës do të gjelbërohet edhe me parqe dhe se sipas tij Ramazani i ardhshëm do të jetë edhe më i këndshëm për besimtarët dhe turistët në pjesën e vjetër të kryeqytetit.
Në fillim të muajit Ramazan ishte ndriçuar edhe kryeqyteti i Anglisë, Londra dhe ai i Shqipërisë Tirana./Telegrafi/