Sheshet e Prishtinës kanë filluar të stolisen kuq e zi. Aty ka nisur të vendosen flamuj kombëtar për nder të festës së 28 Nëntorit.
Po ashtu, ka filluar përgatitjet për panairin “Blej Shqip”, panair ky i cili tanimë është bërë tradicional në kryeqytet.
28 nëntori për shqiptarët tashmë ka domethënien e tre ngjarjeve të rëndësishme.
Shpalljes së pavarësisë se Shqipërisë më 28 Nëntor 1912, dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 Nëntor 1997 dhe ditëlindja e komandantit Adem Jashari.