Sot në Prishtinë përveç që janë vendosur flamuj e shtetit, janë vendosur edhe flamuj të shteteve që po e përkrahin Kosovën në krijimin e ushtrisë.
Derisa ditë më parë janë vendosur në thuajse çdo shesh të Prishtinës flamuj të Amerikës, sot në orët e mëngjesit në kryeqytet janë vendosur edhe flamuj të Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë.
Ndryshe, sot në orën 10:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku deputetët do të votojnë projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri, raporton Telegrafi.
Transformimi i tërësishëm i FSK-së në ushtri është një proces që mund të zgjasë 7-10 vite.
Ndryshe, ditë më parë nga Amerika në Kosovë, kanë arritur 24 automjete ushtarake “Humvee”. Këto automjete i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 7 milionë euro.
FSK do të marrë edhe 27 automjete të tjera “Humvee”, të cilat janë donacion nga Ushtria Amerikane. /Telegrafi/