Site icon Telegrafi

Prishtina s’pranon rolin e favorites përballë bullgarëve

Sigal Prishtina ka arritur dy fitore komode ndaj Beroes në fazën e parë grupore të edicionit aktual të Ligës Ballkanike në basketboll.

Në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së parë, Prishtina fitoi më 15 tetor të vitit të kaluar në Stara- Zagora të Bullgarisë me shifrat 80:73.

Ndërkohë në kuadër të raundit të katërt, më 19 janar të këtij viti, Prishtina fitoi në shtëpi ndaj Beroes me rezultat dukshëm më të lartë, 79:56.

Tani Prishtina e Beroe do të përballen në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike. Ndeshja e parë luhet të mërkurën (sot, 18:30) në Stara- Zagora. Ndeshja e kthimit do të luhet më 30 mars në Prishtinë, shkruan kohaditore.

Fitoret jo shumë të vështira në kuadër të fazës së parë nuk mashtrojnë anëtarët e Sigal Prishtinës, kampiones në fuqi të Ligës Ballkanike dhe të Kosovës.

Exit mobile version