Site icon Telegrafi

Prishtina sot shpall sportistët e vitit

Sipas njoftimit, manifestimi do të mbahetnë objektin e ri të Komunës së Prishtinës, në lagjenArbëria,në orën 19:00, ku do të merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kurse të hënën, Komuna e Rahovecit, duke filluar nga orën 15:00 në galerinë e arteve të Qendrës së Kulturës në Rahovec do të mbajë ceremoninë e shpalljes së sportistëve më të mirë për vitin 2015. Ceremonisë do t’i paraprijë vendimi i Komisionit Komunal për përzgjedhjen e më të mirëve, ndërsa shpërblimet do t’i ndajë kryetari i komunës, Idriz Vehapi.

Ceremonia e shpalljes së sportistëve më të mirë për vitin 2015 do të jetë e hapur dhe mund të marrin pjesë sportistë aktiv, veteranë të sportit, punëtorë sportiv dhe të interesuar të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version