Site icon Telegrafi

Prishtina sot prezanton tre lojtarët e afruar në afatin kalimtar veror

Prishtina nuk ka qëndruar duarkryq në këtë afat kalimtar, kur ka afruar disa lojtarë cilësorë.

Telegrafi mëson se sot do të bëhet prezantimi i tyre te kampioni i Kosovës.

Mendurim Hoti, Xhevdet Shabani dhe Beart Tolaj janë prurjet e reja të Prishtina.

Të tri prurjet janë në fazën e sulmit, ndërsa bardhëekaltrit nuk do të qëndrojnë duarkryq edhe në pozitat e tjera.

Mendurim Hoti vjen nga Feronikeli, ku kishte shkëlqyer për disa vite e radhë. Ai luan në krahë të sulmit, por mund të luajë edhe si sulmues kryesor dhe sulmues i dytë.

Xhevdet Shabani në anën tjetër vjen nga Drita, ku ishte lojtari kryesor për disa vite. Ai nuk ka arritur marrëveshje për vazhdim të kontratës me nënkampion, duke bërë hapin e radhës për të kaluar te Prishtina.

I fundit, por jo nga rëndësia është Bleart Tolaj, i cili vjen nga Hajduku i Splitit. Sulmuesi 21 vjeçar mund të luajë në disa pozita të sulmit.

Prezzntiminet e lojtarëve do të bëhen para ndeshjes me Llapin. /Telegrafi/

Exit mobile version