Telegrafi

Prishtina sot 102 të infektuar me COVID-19

Kryeqyteti prej sonte është nën masa të reja të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, kurse nga testet e kryera për COVID-19, sot 102 persona nga kjo komunë kanë rezultuar pozitivë.

Me 102 rastet e reja të konfirmuara me coronavirus në Prishtinë, kurse bilanci i të infektuarve në këtë komunë ka shkuar në gjithsej 900 persona të prekur me këtë virus.

Në Kosovë u konfirmuan të hënën edhe 195 raste pozitive me koronavirus.

Sipas rezultateve të publikuara sonte nga IKSHPK, pas Prishtinës me numrin më të madh të infektuarve sot janë; Kmuna e Ferizajt 17 raste, Komuna e Fushë Kosovës 11 raste dhe Komuna e Gjakovës 10 raste, transmeton Telegrafi.

Në njoftimin e lëshuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, numri i viktimave nga coronavirusi ka arritur  në 79, nga 75 sa ka qenë një ditë më parë.

IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se të hënën janë shëruar 44 pacientë, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 1,946.

Që nga shpërthimi i pandemisë në mes të marsit, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 3,703 raste me koronavirus. Prej tyre, 1,678 mbeten aktive.

Ndryshe, prishtinasit nga ora 21.00 deri në 5 të mëngjesit nuk mund të lëvizin si pjesë e masave të reja shtrënguese anti COVID-19. /Telegrafi/