Telegrafi

Prishtina sonte me ajër të ndotur

Me përmirësimin e motit dhe largimin e mjegullave për disa ditë ajri i ndotur u largua nga kryeqyteti ynë Prishtina, për t’u kthyer prapë sonte.

Sipas matësit të cilësisë së ajrit, të vendosur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, sonte në Prishtinë niveli i ndotjes së ajrit është i pashëndetshëm.

Matjet e bëra në orën 17:00, tregojnë se niveli ndotjes ka arritur në shkallën 112. /Telegrafi/