Site icon Telegrafi

Prishtina solidarizohet me popullin turk

Në shenjë solidarizimi me tragjedinë që i ndodhi mbrëmë popullit turk, pas sulmit terrorist në Ankara, disa qytetarë të Kosovës janë mbledhur pranë Teatrit Kombëtar me flamuj të Turqisë.

Afra, është një e re nga Prishtina, e cila ka thënë për Telegrafin se ata sot janë grumbulluar në shenjë solidarizimi me popullin turk, i cili ishte mbrëmë viktimë e terrorizmit.

Ajo ka theksuar se “para disa muajsh cak i sulmeve ishte Parisi, mbrëmë viktima e radhës u bë Ankaraja”.

“Jemi kundër çdo lloj terrorizmi dhe kudo që ndodh ai, pavarësisht kombit, racës apo fesë që i takon”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, mbrëmë në kryeqytetin turk, pas një sulmi terrorist kanë humbur jetën 37 persona. /Telegrafi/

Exit mobile version