Site icon Telegrafi

Prishtina solidarizohet me Shkëndijën e Tetovës (Video)

Të martën, futbollistët prishtinas pas stërvitjes kanë shpalosur një pankartë me të cilën kanë shprehur se janë me ata të Tetovës.

“Prishtina përkrahë Shkëndijën – Ecolog thuaj po”, ishte thirrja e FC Prishtinës, drejtuar kompanisë “Ecolog”.

“Prishtina do të mbështesë në të gjithë mënyrat e mundshme Shkëndijën, dhe do të jetë afër saj, për të gjetur daljen nga kriza e madhe që e ka kapluar. Bëhet fjalë për një klub me traditë të gjatë dhe meriton përkrahje”, citon Zëri fjalët e presidentit të FC Prishtina, Remzi Ejupi.

Duke u nisur nga fakti se skuadra më e njohur shqiptare në futboll në Republikën e Maqedonisë, Shkëndija, gjendet para një krize dhe falimentimi total si klub futbollistik, njëherit edhe nga zërat jozyrtarë se kompania shqiptare me renome ndërkombëtare “Ecolog” dëshiron ta shpëtojë klubin nga kjo krizë e madhe, jo vetëm në Maqedoni por në të gjitha viset ku ka shqiptarë nëpër rrjetet sociale, bashkëkombësit shprehin dëshirën e tyre të madhe që kjo kompani të marrë nën udhëheqje skuadrën e Shkëndijës nga Tetova – njofton Shqipmedia.

“Ecolog thuaj PO” janë qindra fotografi të postuara në Facebook nga njerëz dhe vise të ndryshme. Në Tetovë, Shkup, Gostivar, Kosovë, Shqipëri, Zvicër, Austri, Gjermani, Danimarkë dhe në shumë vende të tjera të botës ku ka shqiptarë një përkrahje e tillë për skuadrën e Shkëndijës nuk ka munguar, një gjë të tillë e vërtetojnë më së mirë fotografitë e panumërta të cilat janë publikuar nëpër rrjetet sociale në mbështetje të Shkëndijës dhe njëkohësisht shprehin kërkesën madhështore që kompania “Ecolog” të merr nën sponsorimin e vet klubin e madh shqiptar. Kësaj nisme i janë bashkuar edhe personalitetet e njohura duke përfshirë legjendarët e grupit “Elita 5”. /Telegrafi/

Exit mobile version