Burimet e GazetaOlle.com, pranë klubit prishtinas mësojnë se ish-mesfushori i Drenicës, Taulant Dajaku, ka arritur marrëveshje me Prishtinën dhe pritet vetëm zyrtarizmimi.
Të kujtojmë që Dajaku edhe më herët ka djersitur fanellën e skuadrës së Prishtinës. Ndryshe Dajaku ishte lojtari kryesor i Drenicës, në stinorin vjeshtor. Fal paraqitjeve fantastike ai arriti të jetë edhe në 11-shën e vitit të shpallur nga Federata e Futbollit të Kosovës.