Site icon Telegrafi

Prishtina si kampion pret Ballkanin, suharekasit ëndërrojnë Evropën – formacionet zyrtare

Prishtina është kampion i ri i Kosovës, pasi edhe matematikisht e ka siguruar titullin javën e kaluar.

Kësisoj në xhiron e fundit të edicionin 2020/21 në Superligën e Kosovës, Prishtina luan pa ndonjë presion ndaj Ballkanit.

Njëjtë nuk mund të thuhet për suharekasit që janë ende në garë për pozitën e dytë, pozitë që i dërgon në garat evropiane.

Ballkani synon fitore në kryeqytet dhe pret rezultatin nga ndeshja Drita – Arbëria, ku një dështim i gjilanasve do të bënte që suharekasit të shkonin në Evropë.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, Zyba, E.Krasniqi, Abazi, Kryeziu.

Ballkani:  Luljanovic, Thaqi, Potoku, Sinani, Jashanica, Gashi, Kuc, Krasniqi, Baftiu, Hoxha, Daku. /Telegrafi/

Exit mobile version