Prishtina që nga minuta e parë filloi me një presion të lartë kundër vendasve, por edhe pse patën mundësi për të shënuar, këtë nuk e bënë deri në minutën e 40-të.
Ishte Besnik Krasniqi ai që e zhbllokoi rezultatin me anë të një goli nga largësia, afro 40 metra. Më shumë u duk se ishte një tentim për të harkuar se sa goditje, por portieri i Lirisë kishte dal pak nga goli dhe nuk arriti ta ndalte topin.
Golin e dytë dhe të fundit të këtij takimi e shënoi Florim Berbatovci nga afërsia pasi portieri Armend Rugji nuk e ndali topin siç duhet nga goditja e Liridon Kukajt (81’). Ky ishte goli i 12-të i Berbatovcit për këtë edicion.
Me këtë fitore Prishtina si duket e ka siguruar titullin e kampionit të këtij edicioni pasi që ka tetë pikë më shumë se Trepça ’89, që gjendet në vendin e dytë me 54 pikë.
Rezultatet e javës së 28-të:
Hajvalia : Trepça 89 2-1
Liria : Prishtina 0-2
Ferronikeli : Trepça 1-0
Drita – Besa 0-2
Vëllaznimi – Hysi 0-0
Llamkos Kosova – Drenica 2-1
/Telegrafi/